Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin se gjatë muajit gusht, ka ngritur njëqindegjashtëdhjeteshtatë (167) aktakuza, kundër dyqindedy (202) personave për raste të ndryshme penale
Gjithashtu, gjatë muajit gusht, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar dyzetedy (42) persona të dyshuar dhe ka paraqitur tetëmbëdhjetë (18) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj njëzetedy (22) personave për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)
Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.