Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim ndaj të akuzuarit për vjedhje dhe falsifikim dokumentesh

Prishtinë | 09 Shk 2024 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me inicialet J.K.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, i pandehuri J.K, në parkingun e një qendre tregtare në Malishevë, qëllim të përfitimit të kundërligjshëm tjetrit i’a merr pasurinë me një mjet thyen xhamin e veturës dhe nga aty merr një çantë me dy letërnjoftime të lëshuara nga shteti Gjerman, e një i lëshuar
nga shteti i Kosovës.

“Në kohë të panjohur e gjerë me dt.07.02.2024 në Malishevë, me dije përdor dokumentin
e falsifikuar si origjinal dhe atë patentë shoferin si dhe kartën e identitetit, që të dy
dokumentet i përdor kinse si origjinale, ku të njëjtat posedojnë të dhënat personale të
personit të identifikuar si A.M., ndërsa fotografia e vendosur në ato dokumente është e
të pandehurit J.K,”, shkruan në njoftimin zyrtar.

Ndërkaq sipas të dhënave zyrtare thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale si Vjedhja e Rëndë” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Të ngjashme