Prokuroria Themelore në Gjakovë, zyra për ndërmjetësim, përmes procedurave alternative duke iu referuar dispozitave ligjore të nenin 232, të KPPRK-së, gjatë vitit 2021, ka arritur që përmes marrëveshjeve të ndërmjetësimit të zgjidhë 415 lëndë.
Gjatë periudhës kohore 01.01.2021 deri më 24.12.2021, kjo zyre nga lëndët e pranuara nga prokurorët e kësaj prokurorie, ka zgjidhur me sukses 415 lëndë, përmes marrëveshjeve të ndërmjetësimit.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, zyra për ndërmjetësim, ka trajtuar të gjitha rastet me seriozitet të lartë duke vlerësuar vullnetin e lirë të palëve, barazinë e palëve, paanshmërinë dhe pavarësinë e tyre si dhe privatësinë e konfidencialitetin.