Prokuroria Themelore në Gjilan, edhe gjatë vitit 2018, ka qenë e
përkushtuar në zgjidhjen e rasteve, duke aplikuar procedurat alternative, për vepra të
ndryshme penale, me fokus marrëveshjet për pranimin e fajësisë.
Përmes zbatimit të këtyre procedurave alternative, siç janë: marrëveshja mbi pranimin e
fajësisë, ndërmjetësimi dhe pezullimi, janë zgjidhur gjithsej 708 raste, pra 28% e lëndëve
janë kryer përmes këtyre procedurave.
Gjatë vitit 2018, në kuadër të procedurave alternative, janë arritur gjithsej 684 marrëveshje
për pranimin e fajësisë, si dhe 24 raste janë zgjidhur përmes procedurës së
ndërmjetësimit, duke kursyer kohë dhe mund jo vetëm për institucionin e prokurorisë,
por edhe për gjykatën dhe duke ngritur efikasitetin e vendosjes me shpejtësi të rasteve të
tilla.
Prokuroria Themelore në Gjilan, edhe gjatë këtij viti, synon që deri në 50% të lëndëve të
zgjidhen përmes këtyre procedurave alternative, me qëllim të vënies së drejtësisë për një
kohë sa më të arsyeshme.