Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur kërkesë përcaktimin e paraburgimit për të pandehurin B.O., me dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.
“Me datë 20 shkurt 2024, në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë, i pandehuri me qëllim të
privimit nga jeta të personit tjetër, pas një mosmarrëveshje rreth një prone të cilën po
e punonte i dëmtuari N.V., i pandehuri nxjerr armën-revolen nga brezi dhe ka shtënë
në drejtim të dëmtuarit, i cili nga predhat është goditur në trup,” thuhet në njoftimin zyrtar.
Të pandehurit arma – revolja i është gjetur dhe konfiskuar gjatë kontrollit të shtëpisë
nga ana e policisë.