Ekonomia Online
FUNDIT

Prokuroria në prag të ngritjes së aktakuzës ndaj Ibërdemajt për vrasjen në AKI

Prokuroria në prag të ngritjes së aktakuzës ndaj Ibërdemajt për vrasjen në AKI

Dy javë i ka lënë në dispozicion Prokuroria Themelore e Prishtinës, për t’u dhënë fund hetimeve rreth vrasjes së një punëtori në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI), e cila ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar. Valon Ibërdemaj, edhe pas hetimeve gjashtëmujore, mbetet i dyshuari i vetëm. Ai pritet të akuzohet për tri vepra […]

Dy javë i ka lënë në dispozicion Prokuroria Themelore e Prishtinës, për t’u dhënë fund hetimeve rreth vrasjes së një punëtori në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI), e cila ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar.

Valon Ibërdemaj, edhe pas hetimeve gjashtëmujore, mbetet i dyshuari i vetëm. Ai pritet të akuzohet për tri vepra penale: vrasje e rëndë, rrëmbim, si dhe armëmbajtje pa leje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këtë të martë, Ibërdemaj është marrë në pyetje nga Prokuroria. Mirëpo, siç i është thënë “Kohës Ditore”, i dyshuari nuk ka pranuar që të deklarohet. Ka zgjedhur që të mbrohet në heshtje. Megjithatë, ka insistuar që t`i bëhet një ekspertizë mjekësore, duke pretenduar se ka të meta mendore.

Megjithatë, Prokuroria nuk e ka marrë për bazë, duke konsideruar se nuk ka gjetur ndonjë provë që dëshmon se i dyshuari nuk ka qenë i vetëdijshëm kur e ka kryer vrasjen. Motivi i vrasjes dyshohet të jetë “xhelozia kolegiale”.

Të ngjashme