Prokuroria Themelore në Prizren, me qëllim të parandalimit të çdo ndërtimi të kundërligjshëm të vërejtur kohëve të fundit në Qytetin e Prizrenit, dhe për të mbrojtur Trashëgiminë Kulturore të Qytetit të Prizrenit, me datë 15.05.2017 përmes kërkesës PPN/I.Nr.103/17, ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Policia e Kosovës, Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, të ndërmerren urgjentisht, të gjitha masat e parapara ligjore nga Drejtoritë përkatëse të Komunës së Prizrenit, kundër të gjithë atyre që janë duke ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme si dhe kundër dëmtuesve të Trashëgimisë Kulturore në Qytetin e Prizrenit.
Prokuroria thotë se është e përkushtuar dhe e vendosur në mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Qytetit të Prizrenit dhe i fton të gjithë qytetarët, organizatat dhe institucionet, që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit më qëllim të parandalimit dhe luftimit të kësaj dukuri negative.