Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj avokatit A.T., i cili dyshohet se ka keqpërdorur autorizimet e tij profesionale për përfitim të kundërligjshëm, duke dëmtuar financiarisht kompaninë “U.” SH.P.K me pronar Xh.K.
Sipas aktakuzës, A.T. ka përvetësuar një shumë të hollash nga kompensimi i ndarë për të dëmtuarin, duke mos respektuar marrëveshjen e arritur për përfaqësim.
Përveç ndjekjes penale për veprën “Keqpërdorim i besimit” nga neni 330 i KPRK-së, Prokuroria ka propozuar që ndaj tij të shqiptohet edhe masa plotësuese – ndalimi i ushtrimit të profesionit.
Prokuroria ka ritheksuar përkushtimin e saj në ndjekjen e veprave penale, veçanërisht atyre që cenojnë besimin dhe integritetin profesional.