Prokuroria ngre aktakuzë për një vrasje të ndodhur 21 vjet më parë afër Gjakovës

Prishtinë | 19 Pri 2024 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit D.Ll., për shkak të veprës penale Vrasje nga neni 30 par.2 pika 3 të LPK-së.

Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri D.Ll., me dt.12.07.2003, rreth orës 09:00, në fshatin Raçë, Komuna Gjakovë, në afërsi të dyqanit “V…”, me dashje e nga gjakmarrja ka privuar nga jeta N.N., i moshës 47 vjeçare, nga fshati Raçë, Komuna Gjakovë, në atë mënyrë që për shkak të vrasjes së babait të tij, të cilin para 12 vitesh e kishte privuar nga jeta i ndjeri N.N., ditën kritike i pandehuri, shkon në vendin e lartcekur me veturën e tij Golf 3, ngjyrë e kuqe, duke i përcjellë lëvizjet e tani të ndjerit dhe kur i njëjti ka hyrë në dyqan “V…”, për të blerë ca gjëra ushqimore, i pandehuri D.LL., e pret e me të vërejtur se del nga dyqani prej një afërsie shtënë në drejtim të tij 28 herë në pjesë të ndryshme të trupit, dhe kur viktima bie përtokë, i pandehuri përsëri shtënë në drejtim të kokës së viktimës, duke i shkaktuar plagë të shumta me armë në kokë, gjoks dhe gjymtyrë, nga plagët e marra viktima ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes.

I pandehuri nga koha e kryerjes së kësaj vepre penale ka qenë në arrati. I njëjti është arrestuar me urdhër arrest ndërkombëtar dhe është ekstraduar nga SHBA në Kosovë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Të ngjashme