Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj M.A., i cili dyshohet për përfshirje në incidentet e dhunshme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 2023 në Zveçan.
Sipas njoftimit, M.A. përballet me disa akuza penale, përfshirë:
Në aktakuzë thuhet se më 29 maj 2023, nga ora 06:00 deri në mbrëmje, M.A., brenda rrethinës së objektit komunal në Zveçan, kishte sulmuar dhe kërcënuar seriozisht pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it, duke përdorur mjete të forta, shufra metalike, koktej molotovi, eksplozivë të improvizuar dhe armë zjarri.
Edhe pse ishte urdhëruar nga ushtarët e KFOR-it për shpërndarje paqësore të turmës, M.A., së bashku me të tjerë, dyshohet se kishte vazhduar me dhunë të shtuar.
Si rezultat i këtyre veprimeve, sipas Prokurorisë, janë lënduar së paku 30 pjesëtarë të KFOR-it dhe disa policë të Kosovës, ndërsa janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, përfshirë automjete zyrtare dhe të mediave.
Prokuroria Speciale gjithashtu ka kërkuar konfiskimin e një arme zjarri dhe asgjësimin e lëndëve narkotike të sekuestruara gjatë hetimit, si dhe ka propozuar vazhdimin e paraburgimit për të pandehurin deri në përfundim të procesit gjyqësor.