Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetenjë aktakuza, kundër 41 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatë persona të dyshuar.
Në njoftimin e tyre thuhet se janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre personave të dyshuar, raporton Ekonomia Online.
Tutje, njoftimi për aktakuza në prokuroritë përkatëse:
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, me dyshimin se
një (1) person është përfshirë në veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për lëshimin e letër rreshtimit ndërkombëtar kundër dy (2) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave dhe ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të sendeve.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.