Burime nga Prokuroria i kanë thënë Insajderit se tashmë kanë identifikuar tri vepra penale që rëndojnë mbi nënkryetarin e PDK-së, Adem Grabovci dhe zyrtarë tjerë.
Këto vepra janë: shpërdorim i pozitës zyrtare e dënueshme deri në pesë vjet, ushtrim i ndikimin – e dënueshme deri në tetë vjet dhe cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi i ka ngarkuar dy prokurorë të Prokurorisë Speciale dhe një nga zyra e tij që të shqyrtojnë përgjimet telefonike të Adem Grabovcit dhe zyrtarëve tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe institucioneve tjera shtetërore.
Prokurorët special, Drita Hajdari dhe prokurori Elez Blakaj, së bashku me prokurorin e Shtetit, Lulzim Sylejmani po analizojnë përgjimet telefonike për të parë se a ka elemente të veprave penale në to, ka mësuar Insajderi.
Burime nga Prokuroria i kanë thënë Insajderit se tashmë kanë identifikuar tri vepra penale që rëndojnë mbi nënkryetarin e PDK-së, Adem Grabovci dhe zyrtarë tjerë. Këto vepra janë: shpërdorim i pozitës zyrtare e dënueshme deri në pesë vjet, ushtrim i ndikimin – e dënueshme deri në tetë vjet dhe cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë.
Ekipi i prokurorëve u themelua pas nisjes së publikimit të përgjimeve nga Gazeta Online Insajderi dy javë më parë. Këto përgjime po dëshmojnë kontrollimin e plotë të të gjitha institucioneve nga PDK-ja.
Fuqia Grabovcit dhe strukturës së Partisë Demokratike të Kosovës dëshmohet nga kjo seri përgjimesh telefonike që ka siguruar Insajderi. Vetëm për dy muaj, nëntor – dhjetor 2011, Grabovci punëson qindra njerëz, zgjedh dhjetëra kryetarë e anëtarë bordesh, drejtorë ndërmarrjesh e agjencish të pavarura.
Grabovci, punëson njerëz të vetë në Policinë e Kosovës, zgjedh prokurorë e gjyqtarë. Mes tyre, Sali Mekajn e bën kryetar të Gjykatës së Apelit, Sylë Hoxhën e bën kryeprokuror të Prizrenit. Kërkesa të shumta për ta takuar Grabovcin bën Haxhi Dërguti, atë kohë prokuror në Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës. Aktualisht, Dërguti është kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit.