Prokuroria nis hetimet për vdekjen e dyshimtë në Ulpianë

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka nisur hetime lidhur me vdekjen e dyshimtë në një shtëpi në lagjen Ulpiana në kryeqytet.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të grumbullimit të informatave dhe provave rreth këtij rasti.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin se pas pranimit të informatës nga policia për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari”, në lagjen Ulpiana, Prishtinë, prokurorja kujdestare e Departamentit të Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë tjera relevante. Brenda objektit të përfshirë nga zjarri është gjetur një person pa shenja jete.

Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të grumbullimit të informatave dhe provave rreth këtij rasti”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme