Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet ndaj Komunës së Pejës, pasi që kjo e fundit prej shkurtit të vitit 2015, por edhe aktualisht është duke u furnizuar me derivate nga kompania, të cilës i ka skaduar kontrata me Komunën prej më shumë se një viti
Komuna e Pejës është duke u hetuar, pasi që kjo e fundit prej më shumë se një viti është duke u furnizuar me derivate nga kompania të cilës kontrata me Komunën për furnizim me derivate i ka skaduar në shkurt të vitit 2015.
Agron Galani, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Pejës, në prononcim për gazetën “Zëri” tha se për çështjen në fjalë Prokuroria ka iniciuar procedurën hetimore, ku, sipas tij, prokurore është caktuar Sahide Gashi.
Ndërsa prokurorja Gashi konfirmon se para dy ditësh ka marrë lëndën në fjalë. “Unë këtë lëndë e kam marrë para dy ditësh dhe unë menjëherë kam autorizuar hetuesit që të hetojnë këtë çështje”, ka thënë Gashi.