Prokurori i Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë 13 persona, si dhe ka bërë 2 kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Ky është njoftimi i plotë i Prokurorisë së Shtetit:
Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë trembëdhjetë (13 persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, gjatë ditës së shtunë, ka bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit, në njërin rast është bërë për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa në rastin tjetër për veprën penale “ Pengimi i personit zyrtar”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
Prokuroritë | Aktakuzat – personat | Ndalimet | Paraburgimetkërkesat-personat | Bastisjet | Sekuestrimet |
Prokuroria Speciale | / | / | / | / | / |
Prishtinë | / | 6 | / | / | / |
Prizren | / | / | / | / | / |
Pejë | / | 6 | 2 – 2 | / | / |
Gjilan | / | 1 | / | / | / |
Gjakovë | / | / | / | / | / |
Mitrovicë | / | / | / | / | / |
Ferizaj | / | / | / | / | / |
Totali | / | 13 | 2 – 2 | / | / |
//////////////
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, si dhe dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
//////////////
Ndalime e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Tre (3) persona janë ndaluar 24 orë për veprën penale “Vjedhje”, ndërsa dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Armëmbajtje paleje”. Një (1) dyshuar është ndaluar me aktvendim të prokurorit të shtetit për veprën penale “Mbajtja e paautorizuar e narkotikëve”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Po ashtu, gjatë ditës se shtunë, ka bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit, në njërin rast është bërë për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa në rastin tjetër për veprën penale “ Pengimi i personit zyrtar”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se një personi të mitur i ka shkaktuar lëndime trupore. Me aktvendim të prokurorit i njëjti është ndaluar për veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’.