Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetekatër (34) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, me urdhër të prokurorit të shtetit ka ndaluar njëzetetetë (28) persona të ndryshëm për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, prokurori i shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë pesë (5) kërkesa të ndryshme për caktimin e masës së paraburgimit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona me inicialet, K.M., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, S.M., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“, M.L., pasi që i i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, personat me inicialet A.K., G.K., H.L., dhe R.L., pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Sulmi”, D.S., dhe A.H., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, E.B., dhe G.S., pasi që të njëjtit kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, E.K., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, L.H., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person i ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasja” (në tentativë).
Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për personat me inicialet, M.L., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për personin me inicialet K.M., pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur shtatë (7) aktakuza për dhjetë (10) persona për vepra të ndryshme penale.
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një person është ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurorit të shtetit për veprën penale “Sulmi”, një person për veprën penale “Dëmtimi i pronës”, dhe një person për veprën penale “Dhunë në familje”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Organizimi i skemave piramidale’’ dhe ‘’Kontrabandim me mallra’’. Gjithashtu, nga kjo prokurori është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’.
Ndërsa, nga Departamenti Përgjithshëm janë ngritur gjithsej shtatë (7) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestarë, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar ndaluar 3 (tre)persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, në dy raste të ndara, dy (2) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ”Lëndim trupor”, dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale ”Sulm ndaj personit zyrtar”, si dhe, Departamenti i Përgjithshëm ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave të ndryshëm për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “narkotik”, si dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit të një personi.
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dy persona, njëri me inicialet E.P., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Kanosje”, ndërsa, personi tjetër me iniciale H.S., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
/////////////////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona me inicialet, K.M., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, S.M., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“, M.L., pasi që i i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, personat me inicialet A.K., G.K., H.L., dhe R.L., pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Sulmi”, D.S., dhe A.H., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, E.B., dhe G.S., pasi që të njëjtit kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, E.K., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, L.H., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person i ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasja” (në tentativë).
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për personat me inicialet, M.L., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për personin me inicialet K.M., pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lidhja e paautorizuar në shërbime”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunë në familje”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
3. Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar personi me inicialet A.B., personi i lartcekur është ndaluar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 paragrafi 1.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës” ( Dhunë familje);
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” (Dhunë familje);
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” (Dhunë familje).
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) persona për veprën penale “Sulmi” (Dhunë familje).
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;
4. Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokurori kujdestar i Departamentit të Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një person është ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurorit të shtetit për veprën penale “Sulmi”, një person për veprën penale “Dëmtimi i pronës”, dhe një person për veprën penale “Dhunë në familje”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Organizimi i skemave piramidale’’ dhe ‘’Kontrabandim me mallra’’.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur gjithsej shtatë (7) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe ‘’Sulmi’’;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’;
6. Prokuroria Themelore në Gjakovë,
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar 3 (tre)persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, në dy raste të ndara, dy (2) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ”Lëndim trupor”, dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale ”Sulm ndaj personit zyrtar”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.
7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Ndalimet me urdhër të prokurorit:
Një person është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, për veprën penale “narkotik”.
Kërkesa për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit të personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’narkotik”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza për pesë (5) persona për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale”.
8. Prokuroria Themelore në Ferizaj: