Në një përgjigje me shkrim për kallxo.com, Prokuroria e Shtetit ka thënë se së bashku me Policinë janë duke mbledhur të dhëna për të parë nëse ka elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale e cila mund të ndiqet sipas detyrë zyrtare.
“Prokuroria së bashku me Policinë Hetuese, do të mbledh të dhënat dhe informacionet e nevojshme për t`u siguruar se a ka dyshim të arsyeshëm, se a është kryer ndonjë vepër penale për të cilën ndjekja ndërmerret sipas detyrës zyrtare”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Ndryshe Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së martës, ka ndarë 53 milionë euro shtesë për “Bechtel – Enkan” për autostradën e Shkupit.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj lidhur me këtë ka deklaruar se “për shkak të dështimit të Qeverisë së kaluar që t’i paguajë me rregull faturat, konsorciumi ka kërkuar që fillimisht t’i paguajmë 63 milionë euro për shkak të mbajtjes së pajisjeve gjatë dhe shpenzimeve indirekte”.
Kryeministri Ramush Haradinaj, ndërkaq ka deklaruar se po ia ndajnë këto para për të mos u përballur me procese gjyqësore.