Prokuroria Speciale e konfirmon: Besim Kelmendi është ftuar në cilësinë e dëshmitarit

Prishtinë | 19 Nën 2025 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e ka konfirmuar se kanë intervistuar Ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendin, raporton Ekonomia Online.

Nga PSRK kanë thënë se ai u intervistua në cilësinë e dëshmitarit.

“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale mund t’ju konfirmojë se Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z.Besim Kelmendi, është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, në kuadër të procesit hetimor lidhur me rastin për të cilin keni parashtruar pyetje. Prokuroria Speciale shpreh vlerësimin për gatishmërinë dhe kontributin që z.Kelmendi ka dhënë lidhur me zbardhjen e një çështjeje penale, që Prokuroria Speciale e ka në trajtim”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërsa nga OVL-UÇK kanë thënë se ai u futa për të dëshmuar në rastin e Masakrës së Reçakut, pa cka kanë thënë se për këtë ai duhet të jap përgjegjësi e ku kërkuan edhe të dorëhiqet.

Të ngjashme