Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për të dyshuarin për spiunazh

Prishtinë | 07 Maj 2025 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj H.S., i dyshuar për veprën penale të spiunazhit.

Arrestimi i tij u bë pas hetimeve disamujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Gjatë bastisjeve në dy lokacione janë sekuestruar prova materiale, përfshirë edhe telefona që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.

I dyshuari ndodhet në ndalim 48-orësh, ndërsa pritet vazhdimi i procedurave hetimore.

Të ngjashme