Prokuroria Speciale me aksion në ndërmarrjen “Ekoregjioni” në Prizren

Prishtinë | 26 Jan 2026 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në bashkëpunim me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në ndërmarrjen publike regjionale të pastrimit “Ekoregjioni” në Prizren.

Veprat penale për të cilat është duke u zhvilluar aksioni janë “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrim me prokurim publik”.

Aksionin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësja e PSRK-së, Arbnorë Luta.

“Betimi për Drejtësi” merr vesh se janë duke u kryer bastisje në zyrat e kësaj ndërmarrjeje në Prizren. 

Të ngjashme