Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me AKI-në, arrestojnë një spiun të dyshuar në Mitrovicë

Prishtinë | 26 Qer 2024 | 22:32 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disamujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person.

I arrestuari A.V. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së.

I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit.

Të ngjashme