Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kunddër 26 personave

Prishtinë | 08 Nën 2024 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër 26 të pandehurve për veprën penale “Marrja e ryshfetit”, përcjell Ekonomia Online.

Ata këtë e bëjnë të ditur përmes një komunikate me shkrim dërguar mediave.

Njoftimi i plotë i tyre:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 26 të pandehurve për veprën penale “Marrja e ryshfetit”

Prishtinë, 8 nëntor 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot

aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S.,N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P.

Të gjithë të pandehurit akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK- Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale: “Marrja e ryshfetit”.

Të ngjashme