Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 10 personave për shitje të drogës në Kosovë e transport në Turqi

Prishtinë | 27 Nën 2024 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër dhjetë të pandehurve – O.F,  A.U,  A.K,  SH.K, K.M,  A.M,  F.ZH,  G.H,  N.J, dhe V.K.

Sipas njoftimit për media, aktakuza është ngritur për shkak se të pandehurit në vazhdimësi kanë kryer veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, e kryer në grup.

Rasti ka të bëjë me veprën penale të kryer gjatë viteve 2022 – 2024, ku të pandehurit duke vepruar si grup e me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të transportit të lëndëve narkotike të llojit marihuanë, që për qëllim kishte shitjen dhe shpërndarjen në territorin e Republikës së Kosovës dhe transportin e lëndëve narkotike në shtetin  e Turqisë.

Të ngjashme