Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi serb, i dyshuar për krime lufte

Prishtinë | 07 Qer 2024 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një të pandehuri për veprën penale Krimi i luftës kundër popullsisë civile

“Prishtinë, 7 qershor 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit M. P. i nacionalitetit serb, shtetas i Republikës së Kosovës dhe poashtu i Serbisë, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale”, thuhet në njoftimin zyrtar.

I pandehuri akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, rreth datës 1 shtator 1998, në afërsi të Lagjes “Hoqa Mahalla”, në Prizren, ka marr pjesë në vrasjen e viktimave Reshat Daçaj, Binak Daçaj, Fatmir Bojaxhiu.

Personi gjendet nën masën e paraburgimit deri në një vendim të ri nga ana e Gjykatës.

Të ngjashme