Ekonomia Online
FUNDIT

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për keqpërdorim në prokurim publik, dëm 36 mijë euro buxhetit

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për keqpërdorim në prokurim publik, dëm 36 mijë euro buxhetit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj B.D., L.Z. dhe personit juridik “L.P.” SH.P.K., për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”. Sipas komunikatës së Prokurorisë, B.D., në cilësinë e personit zyrtar dhe menaxherit të kontratës “Renovimi i objektit të MBPZHR-së […]

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj B.D., L.Z. dhe personit juridik “L.P.” SH.P.K., për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, B.D., në cilësinë e personit zyrtar dhe menaxherit të kontratës “Renovimi i objektit të MBPZHR-së në Prishtinë”, në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, gjatë periudhës 19.08.2024 – 31.12.2024, “ka miratuar dhe vërtetuar në kundërshtim me ligjin realizimin e plotë të punimeve dhe pagesave për largimin e inventarit”.

Ndërkaq, sipas aktakuzës, L.Z., në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë “L.P.” SH.P.K., “gjatë ekzekutimit të kontratës ka paraqitur fakte të rreme, duke deklaruar realizim të plotë të punimeve, ndonëse punët ishin kryer vetëm pjesërisht”.

Si pasojë e këtyre veprimeve, Prokuroria Speciale bën të ditur se “buxhetit të Republikës së Kosovës i është shkaktuar dëm financiar prej 36,000 euro”.

Po ashtu, Prokuroria ka propozuar që ndaj të pandehurve të shqiptohen edhe dënime plotësuese, përfshirë “ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, si dhe ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës”.

Të ngjashme