Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se më 13 dhjetor 2018, Drejtoria Kundër Terrorizmit, e cila vepron në kuadër të Policisë së Kosovës, ka njoftuar se në fshatin Mazgit, afër magjistrales Prishtinë –Mitrovicë, është gjetur një sasi eksplozivi e llojit TNT dhe ANFA, i mbështjellur në një kantë-bidon, i cili ka qenë i gatshëm për aktivizim.
Pas ekzaminimit është bërë deaktivizimi nga njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës, si dhe, është konstatuar se sasia e eksplozivit ka qenë 28 kg e 11,5 gram, e llojit TNT dhe ANFA.
Prokuroria Speciale ka autorizuar Policinë, të cilët janë në kërkim e sipër të identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast.