Prokuroria Speciale publikon pamjet nga aksioni ku u sekuestruan 96 mijë dollarë të falsifikuara

Prishtinë | 30 Mar 2024 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Kosovës a dhënë detaje për arrestimin e një personit për falsifikim të parave.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari është arrestuar në qytetin e Hanit të Elezit, dhe është shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit, i dyshuari ka futur dollar amerikan të falsifikuara.

“Prokuroria Speciale njofton se pas një pune operative hetimore, është zhvilluar operacioni policor në qytetin e Hanit të Elezit, ku janë siguruar informata konkrete se personi i dyshuar I. D. shtetas i Maqedonisë së Veriut, është duke futur në Kosovë para të falsifikuara konkretisht Dollar Amerikan.” – thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Speciale (PS), njofton opinionin publik se Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë realizuar një Plan Operativ i përcaktuar për parandalimin e futjes në Kosovë të parave të falsifikuara nga vendet e tjera.

Prokuroria Speciale njofton se pas një pune operative hetimore, është zhvilluar operacioni policor në qytetin e Hanit të Elezit, ku janë siguruar informata konkrete se personi i dyshuar I. D. shtetas i Maqedonisë së Veriut, është duke futur në Kosovë para të falsifikuara konkretisht Dollar Amerikan.

I dyshuari është arrestuar në flagrancë nga hetuesit policor gjatë tentimit të tij për të vënë në qarkullim një sasi të madhe të dollarëve amerikan që dyshohet se janë të falsifikuara.

Po ashtu, nga ky aksion janë sekuestruar para në vlerë prej:

nëntëdhjetë e gjashtë mijë (96,000.00) dollar amerikan,
një (1) automjet i tipit Reno Megane i përdorur në rast nga i dyshuari
një (1) telefon celular.

Me këto veprimi i ndaluari I.D. ka kryer veprën penale ‘’Falsifikimi i parasë’’ nga neni 296 i KPRK-së, si dhe me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme