Prokuroria thellohet në hetim për rastin e rrahjes në Kuvend, s’tregojnë në çfarë cilësie i kanë intervistuar palët

Prishtinë | 28 Kor 2023 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Hetimet për rrahjen e mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ministrave të Qeverisë Kurti, po vazhdojnë. Prokuroria Themelore e Prishtinës ka thënë se s’mund të jap informata më shumë në këtë fazë.

Prokuroria Themelore e Prishtinës s’ka pranuar të tregojë se kush është intervistuar deri tash dhe në çfarë cilësie lidhur me dhunën e përdorur në Kuvend, më 13 korrik, ku u përleshën fizikisht disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës me disa ministra.

Gazeta Express e ka pyetur Prokurorinë lidhur me numrin e personave që janë intervistuar, në çfarë cilësie, numrin e të dyshuarve dhe veprat për të cilat dyshohen.  Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, i ka thënë Gazetës Express se hetimet po vazhdojnë, por se detaje tjera s’mund të ndajnë.

“Rastit të cili i referoheni, ju njoftojmë se hetimet janë duke vijuar në drejtim të kësaj çështjeje penale, andaj në këtë fazë nuk mund të japim informata shtesë”, thuhet në përgjigje.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, janë dëgjuar nga Prokuroria e Prishtinës po ditën kur ka ndodhur rasti. Deputeti Mërgim Lushtaku është intervistuar një ditë më pas. Ftesa për intervistim u kishte shkuar edhe dy deputetëve tjerë të PDK’së, Bekim Haxhiut dhe Hajdar Beqës, por nuk është dhënë më ndonjë informacion nëse ka përfunduar intervistimi i tyre.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin eskaluar në dhunë gjatë seancës së 13 korrikut. Kuvendit të Kosovës.

Gjithçka kishte filluar pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e hoqi foton e Kurtit që ishte vendosur nga opozita te pankarta “Zdravo”.

Deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku e gjuajti pastaj me ujë kryeministrin Albin Kurti, derisa ai po mbante fjalim në foltore. Pas kësaj zëvendëskryeministri Bislimi u pa duke e gjuajtur me shishe Lushtakun, ku u afruan Ministri Hekuran Murati dhe Ministrja Albulena Haxhiu.

Lushtaku u paduke i shtyrë të dy dhe pastaj u afrua edhe deputeti tjetër i PDK’së, Hajdar Beqa dhe deputeti i VV’së, Armend Muja, ku eskaloi situata. Aty u përfshi edhe deputeti Bekim Haxhiu.

Pastaj ndërhyri edhe sigurimi. Kryeparlamentari Glauk Konjufca e kishte thirrur edhe Policinë e Kosovës.

Të ngjashme