Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë këtyre ditëve të muajit janar
2019, ka ngritur gjithsejtë 55 aktakuza, ka paraqitur nëntë (9) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit dhe ka marrë 47 aktvendime për fillim të hetimeve.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjithsejtë pesë aktakuza, është bërë një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit dhe janë marrë 14 aktvendime për fillim të hetimeve.
Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie, ka ngritur gjithsejtë 50 aktakuza, ka bërë gjashtë kërkesa për caktim të masës së paraburgimit dhe ka marrë 26 aktvendime për fillim të hetimeve.
Ndërsa në Departamentin për të Mitur, në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, janë bërë dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit, janë marrë shtatë aktvendime për fillim të procedurës përgatitore dhe janë bërë nëntë kërkesa për shqiptim të masave edukative.
Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.