FProkuroria Themelore në Ferizaj njofton se vetëm gjatë kësaj jave ka bërë njëmbëdhjetë kërkesa për caktim të masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj për raste të ndryshme penale.
Departamenti i Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie ka paraqitur dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër dy të pandehurve.
Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur tetë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë personave të pandehur për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188, “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 189/1 “Kanosje” nga neni 185/1, “Vjedhje e rëndë” nga neni 327/1, “Keqpërdorim i besimit” nga neni 342/1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)
Ndërsa, Departameni për të Mitur i Prokurorisë Themelore në Ferizaj gjatë kësaj jave ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të pandehur.