Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj kundër dy të pandehurve.
Kundër të pandehurit S.R., nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit sepse ekziston dyshimi i bazuar se me datë 19 Janar, në fshatin Petrovë, komuna Shtime, i pandehuri lëndon të dëmtuarit N.I.,dhe S.I, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje, me paramendim me një dru, mjet ky i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore, e godet fillimisht të dëmtuarin N.I., në kokë dhe në pjesët e ndryshme të trupit dhe më pas e godet edhe të dëmtuarin S.I., në kokë me ç’rast ju shkakton lëndime trupore për çka të dëmtuarit detyrohen të kërkojnë edhe ndihmë mjekësore në QKMF në Shtime, ndërsa idëmtuari N.I., dërgohet për tretman në QKUK-Prishtinë, më të cilën kishte për të kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”nga neni 189 para.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se i pandehuri S.R., me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet në ndalim që nga data 19.01.2019.