FProkuroria Themelore në Ferizaj njofton se vetëm gjatë kësaj jave ka ngritur gjithsejtë 67 aktakuza për raste të ndryshme penale.
Në Departamentin për Krime të Rënda janë ngritur pesë aktakuza, në Departamentin e Përgjithshëm të kësaj prokurorie gjatë kësaj jave janë ngritur gjithsejtë 60 aktakuza, ndërsa Departamenti për të Mitur ka ngritur dy aktakuza.
Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.