Prokuroria Themelore në Ferizaj për një muaj ka ngritur 199 aktakuza

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Ferizaj,  gjatë muajit shkurt 2019 , ka ngritur gjithsejtë 199 aktakuza për raste të ndryshme penale .

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjithsejtë 14 (katërmbëdhjetë) aktakuza ndaj njëzetë e një personave.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie gjatë muajit shkurt ka ngritur gjithsejtë 176 aktakuza,  ndërsa Departamenti për të Mitur ka ngritur nëntë aktakuza.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme