Prokuroria Themelore në Gjakovë reagon ndaj një shkrimi në portale

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore ne Gjakovë, ka reaguar ndaj shkrimit te publikuar ne disa portale ku thuhet “Gjakovë, tre meshkuj e sulmojnë një femër me thika e shufra në vendin e punës” pasi që kjo nuk qëndron, sepse në rastin konkret tre meshkuj e kanë sulmuar një person tjetër (viktimë mashkull).

Në Gjakovë, tre persona, dy madhor dhe një i mitur kanë sulmuar një person të gjinisë mashkullore për shkak të një mosmarrëveshje te mëhershëm në vendin e tij të punës duke i shkaktuar lëndime te rënda trupore.

Prokuroria Themelore ne Gjakovë, pranë Gjykatës Themelore në Gjakovë ka paraqit kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy te dyshuarve B.P., dhe K.P., për shkak se te njëjtit dyshohen se kanë shkuar ne vendin e punës ku punon i dëmtuari dhe e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime te renda te dëmtuarit K.H., ndërsa dje është mbajtur seanca dëgjimorë ku prokurori ka kërkuar që ndaj te dyshuarve te caktohet masa e paraburgimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme