Prokuroria Themelore në Pejë, do të mbaj të premten konferencë për media, lidhur me aksionin e zhvilluar me rastin e sekuestrimit të drogës.
Konferenca do të mbahet në vendin e ngjarjes, në pjesën malore të fshatrave Kliçin dhe Sferkë.
Nga një aksioni antidrogë në Pejë sot është sekuestruar mbi një ton drogë, me vlerë rreth 5 milionë euro, po ashtu është raportuar se është djegur një sasi e madhe e substancës narkotike.