Në konferencën statusore ndaj kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj, ka vazhduar diskutimi mes palës së prokurorisë dhe palës mbrojtëse, lidhur me rrjedhjen e informacionit për dokumentet e publikuara.
Prokurori i ZPS-së tha se sa i takon rregullit 103 besojnë që kanë nxjerr gjithçka që futet në kuadër të atij rregulli. Ai tha se janë përzgjedhur 184 dokumente.
Për sa i takon rregullit 103, e kemi thënë, ne besojmë që kemi nxjerr gjithçka që futet në kuadër të atij rregulli, dhe e dimë që mbrojtja kërkon të di nga ne nëse e kemi bërë këtë gjë gjatë parashtrimeve në konferencën mbi ecurinë e çështjes. Në lidhje me materialet e rregullës 102 (3) është parashtruar një vendim në bazë të rregullit sipas vendimit tuaj, ne zgjodhëm 184 dokumente që lidhen me çështjen sipas kuptimit të vendimit tuaj. Ne kemi ndjekur parimin e rëndësisë së përgjithshme të tyre kur i kemi përfshirë, ju përcaktuat afatin 21 prill kur mbrojtja duhet të parashtrojë kërkesa nëse ka për nxjerrjen me përparësi apo inspektimi duke përfshirë çdo dokument të papërfshirë në njoftimin e hollësishëm të konsoliduar”, ka thënë prokurori i ZPS-së.
Prokuroria ka deklaruar se hetimet e kryera kanë vërtetuar akuzat e ngritura dhe se pas vërtetimit, mund të shpien në dënimin e të akuzuarve.
“Dokumentet i kemi nxjerrë më 28 prill, 146 dokumente, një pjesë e tyre janë nxjerrë si nënkategori. Ka pasur edhe dokumente të kufizuara që të sigurohemi që skuadrat e mbrojtjes të kishin një version të redaktuar për të dyja ekipet dhe data është si afat kohor i përcaktuar nga ju. Hetimet tona kanë vërtetuar që akuzat tona janë të përligjura”, është thënë nga Prokuroria.
Mbrojtësi i Gucatit gjatë konferencës së sotme ka thënë se sipas informacioneve që ata kanë materiali ka rrjedhur nga stafi i ZPS-së, apo persona të tjerë që janë të lidhur me ZPS-në.
“Me informacionin që kemi tregohet se materiali ka rrjedhur nga stafi i ZPS-së apo persona të tjerë që janë të lidhur me ZPS-në. Sa i takon pyetjes tuaj për ngritjen e kundërshtimeve për materialin provues ne kemi thënë edhe më përpara dhe do ta theksojmë edhe njëherë se duam të ngrejmë kundërshtimet e identifikuara në dokumente deri me 14 qershor”, ka thënë Rees.
Mbrojtësi i Gucatit ka thënë se sipas informacioneve që ata kanë materiali ka rrjedhur nfa stafi i ZPS-së, apo persona të tjerë që janë të lidhur me ZPS-në.“Me informacionin që kemi tregohet se materiali ka rrjedhur nga stafi i ZPS-së apo persona të tjerë që janë të lidhur me ZPS-në.
“Sa i takon pyetjes tuaj për ngritjen e kundërshtimeve për materialin provues ne kemi thënë edhe më përpara dhe do ta theksojmë edhe njëherë se duam të ngrejmë kundërshtimet e identifikuara në dokumente deri me 14 qershor”, ka thënë Rees.
Mbrojtësi i Nasim Haradinaj, avokati Toby Cadman ka thënë se lidhur me deklarimet për akuzat e ngritur ndaj ZPS-së rrjedhin nga qasja e saj, që sipas tij, ZPS-së asnjëherë nuk e ka marrë seriozisht hetimin e nxjerrjes së informacioneve
“Sa i takon çështjes së ZPS-ja ka deklaruar në vijimësi lidhur me nxitjen apo akuza të tjera që janë ngritur kundër ZPS-së dhe është shprehur në vijimësi për të dhe pohimi i tyre që nuk ekzistojnë prova që janë nxjerrë, ne kemi deklaruar shpesh se arsyeja pse këto të dhëna janë në ZPS, e gjithë origjina e kësaj çështje rrjedh nga pozicioni i ZPS-së që asnjëherë nuk e ka marrë seriozisht hetimin e nxjerrjes së informacionet dhe është e rëndësishme të nxjerrët informacioni për palët dhe nëse s’janë bërë hetime është e rëndësishme të dimë pse nuk janë bërë hetime. ZPS vazhdon të akuzojë klientët tanë, me fjalë të tjera do të duhet të dëgjojmë sa i takon hetimeve që ka bërë ZPS sa i takon rrjedhjes së informacionit prej saj dhe është çështje që mbrojtja do ta ndjek në vijimësi. Ka dokumente që ZPS ka nxjerrë dokumente një ditë para konferencës dhe duhet të ushtrojmë afatin prej 10 ditësh për të bërë përgjigjen tona”, ka thënë Toby Cadman – avokati i Haradinajt.