Prokuroria vendos për dy vëllezërit që në vetëmbrojtje vranë hajnin

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Dy vëllezërit nga Shtimja që vriten një nga hajnat që i sulmuan në shtëpitë e tyre të armatosur me armë, ju është caktuar ndalesa prej 48 orësh në burg.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari, ka konfirmuar se dy vëllezërve ju është shqiptuar ndalesa prej 48 orësh në burg.

“Pronarëve të shtëpisë iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, ka thënë Jashari.

Po ashtu Jashari ka treguar se gjatë konfrontimit me grabitësit i plagosur me revole ka mbetur pronari i shtëpisë, kurse një nga plaçkitësit është gjetur i vdekur 300 metra larg shtëpisë ku ka ndodhur grabitja.

“Trupi i pajetë i njërit prej grabitësve është gjetur 300 metra larg shtëpisë prej kur ka ndodhur vjedhja grabitqare”, ka thënë Jashari për Klan Kosova.

“Nuk dihet ai ka ardhur deri te vdekja. I vdekuri ka pasë një plag në gjoks, por shkaqet e vdekjes dihen pasi të kryhet obduksioni”.

Kujtojmë se sot gjatë orës 03:00 të mëngjesit një plaçkitje e armatosur ka ndodhur në Shtime, ku njëri nga ta ka vdekur dhe pronari i shtëpisë ka mbetur i vdekur.

Të ngjashme