Prokuroritë themelore kanë ngritur 69 aktakuza, kundër 82 personave

Prishtinë | 30 Nën 2023 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore  janë ngritur gjithsej gjashtëdhjetenëntë (69) aktakuza, kundër tetëdhjetedy (82) personave, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe, janë parashtruar gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj katërmbëdhjetë  (14) personave.

Prokuroria Speciale (PS), një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të gjashtë (6) personave,  si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘’Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të  Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, si dhe ka ngritur tridhjetenëntë (39) aktakuza kundër pesëdhjetenjë (51) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5)  aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për  48 orë dy  (2) persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa  për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.  

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorëve kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh si dhe një (1) person për 24 orë për kryerjen e veprave të ndryshme penale, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Të ngjashme