Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore, me seli në Selanik, ka promovuar dy doracakë të rinj për lëndën e historisë në gjuhën shqipe, periudha 1944-2008.
“Kjo është një arritje madhore dhe puna nuk ka përfunduar krejtësisht dhe kushdo që ka ndihmuar dhe kontribuar në këto libra duhet edhe më tej të vazhdojnë, t’i vëmë këta libra në shkolla dhe duhet këta libra të shfrytëzohen”.
“Këta libra nuk janë më të mirët, por ne jemi këtu që të promovojmë dialogun dhe multiperspektivën të ju ndihmojmë që të kritikoni që të të jepni vërejtje dhe mendimet e juaja”, tha Zvedana Kovac.
Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu tha se historia është e rëndësishme për të kuptuar dimensionet politike të historisë, raporton Ekonomia Online.
“Meqë vijmë nga një vend i vogël, diku nga Poli i Veriut atje, dhe për ne në rrugëtimin tonë kombëtar historiografia ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm duke folur për vitet e mëhershme të Norvegjisë, sepse Norvegjia është një vend paslufte”.
“Meqë lufta jonë është më parapara sesa lufta e juaj, por ne akoma në shoqërinë norvegjeze dhe në debatin norvegjez publik jemi duke u marrë me interpretimet e luftës botërore në Norvegji dhe besoj që edhe ju do ta bëni një gjë të tillë”.
Historiani Frashër Demaj tha se nuk është edhe aq i kënaqur me hapësirën që i është dhënë Kosovës në këto libra sepse, sipas tij, Kosova do duhej të kishte më shumë hapësirë për ta prezantuar historinë e saj me fakte dhe ngjarje historike, por gjithsesi ai uroi autorët dhe bashkëpunëtorët e librit që kanë bërë një punë të mirë, pavarësisht kritikave të tij rreth hapësirës së Kosovës në libër, raporton EO.
“Historia është shumë e rëndësishme dhe ne duhet të nxjerrim përfitime nga të mësuarit dhe studiuarit e historisë dhe duke nxjerrë përfitime, atëherë ne duhet të krijojmë perspektivë dhe mundësi të reja për popujt me të cillat shfrytëzojmë këto hapësira të përbashkëta”, shtoi Demaj.