Lobi Euro-Atlantik Shqiptar në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës, ditë më parë organizuan promovimin e librave «Gjuha e Shkipëtarëve » dhe « Skenderbeu Mbreti i Epirit », përkthyer nga gjermanishtja e vjetër gotike e latinishtja nga Albert Gjoka dhe Frida Vokopola , studiues dhe përkthyes të shumë dokumenteve historike mbi shqiptarët të hulumtuara nëpër bibliotekat dhe arshivat e Europës.
Libri « Gjuha e Shkipëtarëve » është botuar në vitin 1835 në gjuhën gotike, në shumë pak ekzemplarë dhe tani përkthehet për herë të parë në gjuhën shqipe, kurse libri « Skënderbeu mbreti i Epirit » i vjetër 550 vjeçar përmban dokumente të panjohura gjer më tani për publikun. Të pranishmit vlerësuan lart këto dy libra që kishin një vlerë historike dhe kombëtare. Lobi Euro-Atlantik Shqiptar në vazhdën e realizimit të synimeve të përcaktuara në Platformën e saj mbetet i përkushtuar në promovimin e veprave me vlerë të madhe kombëtare.
Pas promovimit të librit, anëtarët e Kryesisë së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, në qytetin Bern të Zvicrës dhe Lörach të Gjermanisë, patën takime edhe me bashkatdhetarë, përfaqësues shoqatash, veprimtarë, biznesmenë dhe afaristë të ardhur nga shumë shtete të Europës.