Në Institutin Albanologjik të Kosovës është promovuar libri “Gjenerali dhe ushtari pa pushkë” i autorit Mehdi Mulaj.
Shkrimtari është njëherit edhe gazetar i cili e ka sprovuar veten edhe në letërsi. Ky roman i kushtohet jetës dhe veprës së gjeneralit Agim Binak Qelaj.
“Gjenerali dhe ushtari pa pushkë” shtjellon një ngjarje të luftës së fundit në Kosovë. Aty pasqyrohet sakrifikica e shqiptarëve për liri.