Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) do të promovojë të hënën dokumentin e historikut të këtij institucioni për periudhën 2000-2017.
Në këtë ngjarje do të marrë pjesë dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj; ndërsa do të flasin kryesuesja e PZAP-it, Gyltene Sylejmani; shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu; si dhe anëtari i PZAP-it, Adnan Konushevci i cili do të prezantojë dokumentin.
Ky dokument ofron të dhëna të shumta për të gjitha apelet dhe vendimmarrjen e institucionit, me theks të veçantë gjatë proceseve zgjedhore. I njëjti ka rëndësi të madhe jo vetëm për mediet, sikurse dhe për studiuesit e proceseve zgjedhore.
Publikimi i këtij dokumenti bëhet me mbështetjen e misionit të OSBE-së në Kosovë.