Sot, në Bibliotekën Kombëtare u përurua libri i shkrimtarit dhe veprimtarit Avni Dehari.
Libri me titull “ Ali Aliu Kelmendi – Ringjallja e Prometeut”, përshkruan jetën dhe veprën e protagonistit, Ali Aliu Kelmendi.
Bashkautori i këtij libri, Hidajet Hyseni tha se në këtë libër, Ali Aliu Kelmendi cilësohet si një ringjallje Prometeu.
“Sot përkujtojmë Ali Aliun, e pavdekshëm që sot e mot është me ne dhe në zemrat tona. Ai është në të djeshmen, në të sotmen dhe në të ardhmen e brezave tonë. Avni Deahri, jo rastësisht protagonistin e librit e përshkuan si ringjallje të Prometeut. Botimi i këtij libri pikërisht në nëntor ka një domethënie të madhe, me 17 nëntor të ditës së çlirimit të qytetit të Tiranës”, ka thënë Hyseni, raporton Ekonomia Online.
Aty foli edhe nipi i Ali Aliut, Eneu Aliu, i cili në emër të familjes përshëndeti veprën e krijuar nga autori i këtij libri, Avni Dehari.
“Në emër të familjes Aliu, e përshëndes këtë vepër të realizuar nga axha Avni Dehari. Dua veçanërisht t’a shpreh lumturinë time që veprën e gjyshit tim e solli axha Avni Dehari. Momentet më të bukura të jetës sime i kalova me gjyshin tim dhe për jetën e tij, sot më së miri flet vepra e axhës Avni Dehari. Andaj edhe njëherë e falënderoj autorin që na solli këto emocione kaq të mëdha”, ka thënë nipi i Ali Aliut.
Autori i këtij libri Avni Dehari tha se ndihet tejet i lumtur që iu dha rasti të nxjerrë nga një fletore kujtimesh, në një vepër letrare jetën e Ali Aliut.
“Aliu Aliu qysh në shkollën e mesme në gjimnazin “Sami Frashri”, ai u angazhua kundër antifashizmit nacional çlirimtar për ta luftuar antifashizmin, dhe çliruar tokat e robërua dhe ta bashkonin Shqipërinë nënë. Veprimtaria e tij nuk njihet vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Ali Aliu ka mbajtur burgje dhe është torturuar pasi që ai ishte një shtyllë e fortë e cila kishte synim vetëm bashkimin kombëtar. Ali Aliu për një kohë të shkurtër, pavarësisht moshës që kishte e nxori jetën e tij në fletore dhe nga ato rrëfime unë nxora jetën e tij në vepër letrare”, ka thënë autori i këtij libri, Avni Dehari.
Të pranishëm në këtë përurim ishin edhe përfaqësues e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.