Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” është promovuar libri “Atletica” i autorit Kamber Ejupi.
Nga të pranishmit ky libër u vlerësua si një kontribut i nevojshëm që do të ndikojë sado pak në ngritjen e vetëdijes përkitazi me këtë sport, raporton Ekonomia Online.
Fatlum Graiqevci, recezent i librit tha se në kapitullin e parë të “Atletikës” janë dhënë informata të përgjithshme lidhur me këtë disiplinë sportive, ndërsa në kapitullin e dytë përfshihen disiplina e vrapimit dhe ecja garuese.
“Libra Atletika është kontribut modest dhe shumë i nevojshëm për sportin e Atletikës. Më kapitullin e parë janë dhëne informata të përgjithshme lidhur me sportin e Atletikës . Në kapitullin e dytë përfshihen disiplinat e vrapimit dhe lidhur me ecjen garuese. Autori shpjegon pikat kyçe të teknikës së vrapimit. Në këtë proces janë të trajtuara edhe disiplinat e Atletikës dhe janë të konkretizuara në mënyrën më të mirë të mundshme. Libri i përmbush nevojat elementare lidhur me sportin e atletikës dhe është i nevojshëm për arsimtarët nxënësit gazetarët e sportit dhe shumë të tjerë që janë të interesuar lidhur me këtë sport”, ka thënë ai.
Ndërsa autori i këtij libri, Kamber Ejupi tha se është munduar që përmes këtij libri në mënyrë kronologjike të paraqes hapat fillestar të atletikës e deri tek çështjet akademike.
“Shumë shpesh e kam shkruar e kam fshirë dhe kam rishkruar këtë libër. Ky libër nuk flet shumë për Kamber Ejupin dhe këta sportist që i shoh këtu dhe ky libër do të jetë pretekst i dijës që Atletika të ngritët në nivelin që e meriton e që është bazë e sporteve të tjera”, ka thënë autori i këtij libri.
Ejupi tha se dëshiron që të ngritët vetëdija e njerëzve lidhur me këtë sport kaq të rëndësishëm, pasi që beson se Kosova ka talentë të shumtë të cilët synojnë të korrin suksese ndërkombëtare përmes atletikës.