Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” është promovuar libri me dëshmi e fakte për masakrën serbe në fshatin Krushë e Vogël.
“Fshati i vrarë”, i autorëve Agron Limani dhe Qemajl Krasniqi, përmban të dhëna të dokumentuara për vrasjen e 112 civilëve të pafajshëm dhe zhdukjen e kufomave të tyre, raporton Ekonomia Online.
Autorët thanë se për krimet e kryera nga forcat serbe, të mbështetur nga serbët lokalë, nuk është hetuar e as arrestuar askush.
“Institucionet e vendit dhe faktori ndërkombëtar nuk kanë bërë asgjë në zbardhjen e fatit të këtyre personave”.
Në promovim u tha se libri plotëson të dhëna të munguara për këtë masakër dhe është bazë e mirë për hetuesit e krimeve të luftës në Kosovë.