Promovohet libri kushtuar komandatit Jetë Hasani

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 12:20 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” është përuruar libri “Komandant Jetë Hasani, Heroi që i bashkoi armët me UÇK-në dhe triumfoi në batalionin e II-të, Brigada 121”, i autorëve Avdi Ibrahimi dhe Naim Musolli.

Profesori, Flamur Shala tha se ky promovim është për të nderuar jetën dhe veprën e çmuar dhe sakrificën e heroit Jetë Hasani. Shala tha se heroi Jetë Hasani po ndërrohet përmes këtij libri të shkruar për të, raporton Ekonomia Online.

“Libri për heroin Jetë Hasani i autorëve është një vlerë e re e jona, ky libër shënjon të bëmat e një epokë të përpjekjeve të popullit shqiptar për luftën për liri të vazhduar brez pas brezi deri tek lëvizja kombëtare e kurorëzuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha Shala.

“Gjithë librat si ky i takojnë kujtesës tonë, ky libër shënon periudhën e rëndësishme dhe personazhe veprimtarësh që u bënë luftëtarë të orëve të para të UÇK bashkë me Jetë Hasanin”, tha ai.

Shala tha se me libra të tillë lartësohen heronjtë të cilët ranë dëshmorë për lirinë e atdheut të tyre.

Gazetarja, Ilire Zajmi tha se librat e heronjve përbëjnë dëshmi dhe mund të rigjenerohen kujtimet për këta dëshmorë edhe nëse kemi jetuar dhe njohur fizikisht me atë.

Profesori, Sabahudin Cena para të pranishmëve ka treguar një pjesë të biografisë të heroit Jetë Hasani.

“Sipas kësaj monografie dhe burimeve të tjera, dëshmori Jetë Hasani ka qenë i kyçur në veprimtarinë e Drenicës ku për disa herë arrestohet dhe bie në duar të serbëve në Shtime e Ferizaj”, tha Cena.

Zëvendësministri i MAShT-it, Heset Sahiti ka dekoruar me mirënjohje të veçantë familjen e Heroit Jetë Hasani i cili kishte kontribuuar gjatë luftës në mundësimin e mësimit shqip në shkolla të ndryshme, raporton EO.

“Zhvillimi i arsimit në vitet 1998-99 ishte sfidë e madhe dhe ata që kontribuuan për shkollat shqipe do të jenë përjetësisht pjesë e historisë shqiptare”, tha Sahiti.

Autori i librit, Naim Musolli ka falënderuar të gjithë të pranishmit dhe ata që kontribuuan në çfarëdo forme në jetësimin e këtij libri, i cili përmban sa dhimbje aq dhe krenari për heroin Jetë Hasani dhe gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Ky libër pasqyron realitetin sa të dhimbshëm ashtu krenarë të UÇK-së, shumë mund e kohë është bërë për këtë monografi që do shërbej si bazament për studimet bazike të kësaj lëmie”, tha Musolli.

Të ngjashme