Promovohet libri “Hasan Jakup Ferri – një jetë për atdhe” nga prof. dr. Ramiz Abdyli, raporton Ekonomia Online.
Recensenti i librit Fehari Ramadani, tha se autori ka shtjelluar me detaje tiparet e personalitetit tw Ferrit.
“Ky studim është rezultat i një punë të gjatë shkencore e kërkimore e autorit. Autori hulumtimin e tij e thellon në burime të shumta dhe me një literaturë shumë të pasur. Ai ka shtjelluar në detaje me të imëta tiparet e këtij personaliteti kombëtar. Stili i posaçëm dhe gjuha e pastër që përdor autori rriti vlerën e librit. Kjo vepër do të shërbejë në radhë të parë studentëve të historisë, studiuesve të historisë.
Recensenti tjetër i librit Fitim Rifati tha se përmes kësaj monografie pasqyrohet jeta dhe veprimtaria e atdhetarit Hasan Ferri.
“Profesori ka arritur me sukses të gërshetojë përshkrimin e monografisë. Baza burimore në terësi është e shëndoshë dhe mbështet në argumente , po ashtu në histori fotografike. Ky projekt shoqërohet me episode qe kapin periudhe prej 1878-1924. Monografia është shkruar me kulturë dhe është treguar kujdes i madh ku përdoren elemente origjinale. Përmes kësaj monografie kuptojmë personalitetin atdhetar të Hasan Ferrit dhe ngjarjet që e kanë karakterizuar Plavën e Gucinë dhe plagët që sllavët i kanë kushtuar shqiptarëve”, tha ai.
Naser Ferri, pasardhës i familjes, kërkoi nga dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë që Hasan Jakup Ferri të shpallet hero i kombit.
“Vepra në fjalë merret me figurën e Hasan Ferrit dhe Jakup Ferrit. Gjatë kësaj kohe për ta mbrojtur Plavën e Gucinë ai ka qenë pjesëmarrës i shumë ngjarjeve historike bashkë me Bjaram Currin, Luigj Gurakuqin. Hasan Jakup Ferri duhet të shpallen heronjë të kombit .Nga dy qeveritë si ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë dhe një rrugë e veçantë në Plavë të marr emrin e tyre tha autori i veprës Ramiz Avdyli”, tha ai.