Sot është promovuar libri me titullin “Ishin kohë të vështira për Skënderbeun, por ai kishte një aleat, Hunyadin hungarez”.
Në ceremoninë e promovimit po merr pjesë edhe ambasadori i Hungarisë Lazlo Markusz i cili foli për raportet e bashkëpunimit të popullit hungarez me shqiptarët si rezultat i së cilave cilësoi se vazhdojnë këto raporte edhe tash, njofton Klan Kosova.
Ai përmendi edhe intervenimin e trupave hungareze në luftën e Kosovës në 99 e mënyrën se si është vendosur të njihet Kosova si shtet. Gjithashtu komentoi për rëndësinë e një marrëveshje me Serbinë e cila sipas tij do të ndikonte edhe tutje në stabilitetin e rajonit.
Ndërkaq redaktori i librit, Krisztian Csaplar-Degovics tha se titulli i librit është inspiruar nga një citat i Fan Nolit ndërkaq që tha se të dy popujt kanë arritur të mbajnë raporte me njëri-tjetrin për më shumë se 5 shekuj dhe jo vetëm sipërfaqësisht.