Komuna e Gjilanit sot ka promovuar librin “Misionar i Arsimit Kombëtar” (Nga ditari im – shënime dhe kujtime) të autorit, Akademik, Mehmet Halimi, i cili është vlerësuar lartë për mënyrën e shkrimit, bazën e tij dhe stilin e shkrimit nga i cili është i ndërtuar thelbi i kësaj vepre, që hë për hë është cilësuar edhe si një enciklopedi e trajtimit të ngjarjeve në te.
Redaktorja Ajete Zogaj, ka thënë se ky botim është i pari i kësaj natyre nga autori Halimi dhe si i tillë është një enciklopedi e përmbajtjes për periudhën nga vitet ’40 të regjionit të Anamoravës dhe Karadakut.
Ajo ka potencuar natyrën e shkrimit dhe përmbajtjen të cilën ka ky libër me përmasa jashtzakonisht të rëndësishme dhe të shkoqitura në mënyrën më profesionale të munshme.
Kurse historiani, Dr. Daut Bislimi, ka pohuar se kjo është një pasuri e fuqishme e dokumentimit të të dhënave nga jeta dhe angazhimi i akademik Mehmet Halimit. Ai njëkohësisht këtë libër e ka cilësuar si një bazë të fuqishme për librat e tillë në të ardhmen dhe për natyrën e radhitjes së ngjarjeve me karakter historik, arsimor, kulturor dhe kombëtar mbi të gjitha.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Gjilanit, që deri më tani ka mbështetur shtypin e një mori librash me karakter të zbardhjes së të kaluarsës së kësaj pjese të Kosovës, ka thënë se gjithnjë do të jetë mbështetës i botimeve që dokumentojnë të kaluarën e lavdishme të shqiptarëve të regjionit të Gjilanit dhe më gjerë.
Kryetari Haziri, po ashtu ka përsëritur edhe njëherë përcaktimin se është mbështetës i të gjithë autorëve që kanë pikësynim trajtimin e temave me rëndësi të përgjithshme sikur akademik Mehmet Halimi, të cilit i ka uruar jetë të gjatë dhe sjelljen në dritë edhe të librave të tjerë të këtij dimensioni me rëndësi shumë të madhe për Gjilanin dhe lindjen e Kosovës në përgjithësi.