Promovohet libri monografik i gjeneralit të mirënjohur, Kudusi Lama

Prishtinë | 24 Tet 2018 | 13:11 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është promovuar libri monografik “Nëna ime Mihane Lama” i gjeneralit të mirënjohur, Kudusi Lama.

Akademik Rexhep Qosja e ka vlerësuar si të veçantë e me vlerë librin e Kudusi Lamës, jo vetëm për përmbajtjen dhe përshkrimin e protagonistes, por edhe për faktin se ai është shkruar me një mjeshtri të rrallë nga një gjeneral, raporton EkonomiaOnline.

“Emri i Mihanes nuk është emër i lehtë dhe mbahet mend lehtë. E veçanta e saj është etika dhe karakteri i saj. E martuar shumë e re në moshën 14 vjeçare, Mihanja mbetet e ve me dy fëmijë. Mihane Lama në kushte të jashtëzakonshme do t’i rris fëmijët e saj, fëmijët e fëmijëve të tyre, nipat dhe mbesat, dhe në fund do të vdes jo në një shtëpi, jo me një familje, por me një varg shtëpish me plotë pasardhës. Sakrificat e saj për pasardhës janë arsyet pse sot është libri ‘Nëna ime Mihane Lama’. Shpejt pasi vdes bashkëshorti, vëllezërit e saj i bëjnë trysni që të martohet, por nëna Mihanja pranon të hidhërohet me vëllezërit dhe xhaxhallarët e saj, pajtohet të mos i lerë fëmijët e saj”, tha ai duke rrëfyer disa nga vështirësitë e Mihane Lamës, protagonistes kryesore të këtij libri.

Emil Lafe, vlerësoi autorin Kudusi Lama si një autor që zotëron mirë artin e narracionit dhe si i tillë sjell para lexuesve protagonistët e librit si të gjallë, raporton EO.

“Kur mora ta lexoj librin mendova që do të ishte pak a shumë si librat e tjerë për nënën, i shkruar nga i biri, për sakrificat e saj në kushtet e vështira dhe prapambetjes. Tek ky  libër u ballafaqova me një gjeneral që zotëron artin e narracionit. Ai ka sjellë të gjallë në këtë libër figurën e nënës historinë dhe epokën,” tha Lafe.

Autori Kudusi Lame u shpreh falënderues për fjalët e mira për librin.

“Kam dëshirë që të tjerët përtej meje të mos shkruajnë vetëm për nënën, por edhe për babën. Unë nuk e kisha fatin të kisha babë, mirëpo kisha një nënë që e kisha edhe babe edhe shok,” tha autori.

 

Të ngjashme